Spitali i pediatrisë në Mitrovicë
Fëmijët e Mitrovicës dhe regjionit të kësaj komune të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme do të kenë rastin të shërohen dhe kurohen në këtë klinikë moderne dhe me standarde europiane.
Kjo është dhuratë e shoqatës Nëna Tereze Gjermani (shoqatë e regjistruar) fëmijëve tanë – me ndihmën e donatorëve tanë besnikë nga e gjithë diaspora dhe Kosova.
Për ne
Shoqata “Nëna Tereze – Gjermani”, aktivitetin e zhvillon pa profit, sipas ligjeve dhe normave statutore gjermane. Përmes aktivitetit tonë humanitar, japim maksimumin që fëmijëve t’u mundësojmë shërim sa më të shpejtë.
Mbresa
Operacionet shpëtuese
Altin Leci ishte 14 muajsh kur arriti në CHUV-Lozanë. Ishte në gjendje të plogësht dhe mezi frymonte. Mjekët e vendosën menjëherë në repartin intenziv. Shpresat për ta mbijetuar sëmundjen, ishin 1:99%. Ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni të komplikuar në zemër, i cili në klinikat zvicerane realizohet rrallë. Pas 10 orëve plot ankth dhe pritje, nga salla e operacionit dolën mjekët-operatorë, të cilët ia komunikuan nënës së Altinit lajmin e mirë se ai ka përballuar me sukses operacionin. Shërimi i tij zgjati tre muaj. Tani Altini ndihet mire.
Ermonela Jaho ndihmon


Donacionet Hotline
Të gjithë ata që nuk mund të kyçen në telefon, drejtpërdrejtë, në natën e mbajtjes së Gala-s, donacionin mund ta realizojnë në formën hotline, përshkruar duke klikuar: Unë dua të ndihmoj