Spitali i pediatrisë në Mitrovicë

Së shpejti…

bëhet përurimi i

SPITALIT TË PEDIATRISË NË MITROVICË

Pas një pune te lodhshme dhe mundimshme spitali i fëmijëve në Mitrovicë do të lëshohet në përdorim.

Fëmijët e Mitrovicës dhe regjionit të kësaj komune të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme do të kenë rastin të shërohen dhe kurohen në këtë klinikë moderne dhe me standarde europiane.
Kjo është dhuratë e shoqatës Nëna Tereze Gjermani (shoqatë e regjistruar) fëmijëve tanë – me ndihmën e donatorëve tanë besnikë nga e gjithë diaspora dhe Kosova.

Pjesa klinike e Spitalit:

  • Sitali i fëmijëvë në Mitrovicë ka mbi 1.200 metra katrorë
  • Posedon 26 shtretër 20 shtretër Junior dhe 6 shtretër për fëmijë më të vegjël se mosha 5 vjeqare.
  • Secila dhomë ka banjon dhe ËC
  • sistemin thirrës modern për mjekë e motra nga shtrati i pacientit
  • sistemin e monitorimit të pacientëve (monitorim i funksioneve vitale me monotorë  afër shtratit dhe me monitorim qendror ne dhomën e motrave)
  • oksigjenimi qendror
  • Secila dhomë ka TV kabllovik (plazma TV).

 

Pjesa ambulantore e spitalit:

Në këtë repart ofrohen:

  • Kontrollat e domosdoshme nga mjekët e spezializuar pediatrik
  • Diagnostika e domosdoshme mjekësore
  • Qëndrimi dhe trajtimi ditor gjysmëspitalor i këtyre fëmijëve
  • Diferenzimi i diagnosave – dhënja e terapise dhe udhëzimet e mëtutjeshme

 

Në këtë spital ofrohet edhe dhoma e veqantë për lojëra të fëmijëve të cilët argëtohen gjatë qëndrimit në spital.
Kuzhina e nënave është moderne dhe iu mundëson fëmijëve dhe nënave përgaditjen e ushqimit dhe një qëndrim htëpiak në spital.

Ky spital do të shërbejë për tërë regjionin e Mitrovicës me reth 200.000 banorë ku mëse 35 % janë të moshës nën 16 vjeçare. Ky spital këto mundësi:

  • Kontrollimet e domosdoshme rutinore për fëmijët që dyshohet se vuajnë nga këto sëmundje
  • Diagnostifikimi i hershëm i sëmundjeve të ndryshme
  • Qëndrimi spitalor i fëmijëve nën përkujdesje profesionale mjekësore
  • Qëndrimi ambulantor me qëllim të aplikimit të terapisë ditore dhe ambulantore
  • Trajtimi mjekësor i sëmundjeve të ndryshme të fëmijëve
  • Ndërhyrjet të vogla kirurgjike
  • Analizat e domosdoshme laboratorike
  • Qëndrimi i prindërve afër fëmijëve të tyre, gjatë tërë kohës së shërimit – në kushte shtëpiake
  • Përkujdesje profesionale të fëmijëve dhe prindërve nga pedagogët, psikologët dhe punëtorët socialë
  • Hapësira për lojë
  • Vazhdimi i mësimit të rregullt shkollor, gjatë fazës së shërimit
  • Ambient shtëpiak…
  • Kostoja e përgjithshme për ndërtim të këtij Spitali dhe paisja e tij me inventar është rreth 700.000 €.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.