Gala
Gala Humanitare 2007
Transmetim i drejtëpërdrejtë në RTK – Televizionin e Kosovës
02 Nëntor 2007, Philharmonie Munih, Gasteig, në ora 20:00
Mbështetës
Dr. Günther Beckstein, MdL – Ministerpresident i Bayernit
Barbara Stamm,
MdL – Vizepresidentie e parë e Parlamentit të Bayenit
Agim Çeku – Kryeministër i Kosovës
Miq të dashur,
Ejani dhe përjetoni një program të larmishëm dhe me tinguj muzikor nga veprat më të njohura operistike nga kompozitorët e njohur si Mozart, Puccini e Verdi. Ejani dhe lëni të magjepseni nga interpretimet e Inva Mula & miqtë, përjetoni e kënaqeni me një mbrëmje të larmishme dhe në nivelin më të lartë artistik.
E lindur në Tiranë – Shqipëri. Momentalisht jeton në Paris.
Ka interpretuar nga opera shtetërore e Vjenës, deri te Opera Metropolitan në Nju Jork; prej Skalës së Milanos, deri në Tetaro Real të Madridit. Interpretimet e saja, së bashku me tenorët më të mëdhenj botëror, si Placido Domingo, Jose Carreras, Rolando Villazon etj. nuk janë rastësishme dhe të rralla. Në sukseset e saja të mëdha veçohen këto interpretime: die Gilda në Rigoletto, Violetta në La Traviata, Mimi në La Bohème. Edhe në pop-skenën botërore Inva Mula ka bërë emër. Ajo njihet edhe për Space – Opera Film, dhe kolonën zanore të filmit “Elementi i pestë”.
Në galën e pestë me radhë që organozohet nga shoqata Nëna Tereze Gjermani, ajo do të pasurojë me interpretimet e saja muzikore këtë mbrëmje së bashku me violonistin Nicolas Koecker, tenorin Saimir Pirgu dhe shumë të tjerë.
Moderimin e kësaj mbrëmje e ka marrur përsipër Frauke Ludowig nga RTL-TV.
Do të luajnë orkestra simfonike e Nürnbergut nën udhëheqjen e dirigjentit të njohur
Roberto Paternostro.
Të hyrat nga kjo Gala do të shkojnë për shërim jashtë Kosovës të fëmijëve të sëmurë, dhe për kompletimin me teknikë mjekësore të repartit të Leukemisë në (QKU) Prishtinë.
Kjo Gala do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTK
Nga salla e Filharmonisë në Munih do të ketë lidhje LIVE kohë pas kohe në qendrën e telefonatave (Call – Center ) në Prishtinë për tu njohur me atmosferën dhe rrjedhën e donacioneve
Programi:
Gala humanitare – “ bëhet fjalë për jetën “
Pas Lozanës, Yjet e mëdha shqiptare e internacionale këtë herë do të shëndrisin në Munih, në mbrëmjen Gala operë humanitare kushtuar fëmijëve të sëmurë të Kosovës.
Gala në Munih – telefonata në Prishtinë
Arie nga kompozitorët e mëdhenj Mozarti, Puccini, Werdi etj.
Koncert operistik- muzikë klasike, biseda LIVE, storje filmike për projektet tona (si: Reparti i leukemisë në Prishtinë, fëmijët në shërim, donacione LIVE, kyçje LIVE në qendrën e telefonave – Call-Center – në Prishtinë).
Dr. Günther Beckstein, MdL – Ministerpresident i Bayernit Barbara Stamm,
MdL – Vizepresidentie e parë e Parlamentit të Bayenit Agim Çeku – Kryeministër i Kosovës
Dr. Günther Beckstein – Bayerischer Ministerpräsident
Schriftliches Grußwort anlässlich der Benefiz-Operngala der Hilfsorganisation „Mutter Teresa Deutschland e. V.“ am 2. November 2007 in München: “Jedes Kind ist kostbar. Jedes ist ein Geschöpf Gottes”, betonte die Ordensfrau und Trägerin des Friedensnobelpreises Mutter Teresa immer wieder. Ganz in diesem Sinne hat es sich der Verein “Mutter Teresa Deutschland – humanitäre Hilfsorganisation e. V.” zur Aufgabe gemacht, Bedürftige und insbesondere kranke Kinder im Kosovo zu unterstützen. Dieses segensreiche Wirken des Vereins begrüße ich sehr; gerne habe ich deshalb auch die Schirmherrschaft für die Benefiz-Operngala “Inva Mula & Friends” in München übernommen. Kinder sind unsere Zukunft, doch nicht alle erwartet ein unbeschwertes, glückliches Leben. Viele wachsen in Regionen auf, in denen eine ausreichende medizinische Versorgung im Krankheitsfall nicht selbstverständlich ist. Gerade diese jungen Menschen brauchen unsere Unterstützung. Möge die Benefiz-Gala dazu beitragen, dass der Verein “Mutter Teresa Deutschland – humanitäre Hilfsorganisation e. V.” weitere wichtige Projekte zum Wohle der Kinder im Kosovo durchführen kann. Allen, die sich an diesem Abend als Organisatoren, Mitwirkende oder Spender beteiligen, sage ich für ihr vorbildliches Engagement ein herzliches Wort des Dankes und der Anerkennung.
Dr. Günther Beckstein
Bayerischer Ministerpräsident
Barbara Stamm – Vizepräsidentin des Bayerischen Landtags
Geleitwort von der Schirmherrin Barbara Stamm:
Kinder sind unsere Zukunft – überall auf der Welt. Leider sind die Umstände und Rahmenbedingungen, unter denen sich Kinder entwickeln sollen, zum Teil katastrophal. Immer wieder machen wir die bittere Erfahrung, dass Kinder das schwächste Glied in der Kette von Krieg und Gewalt, von Folter und Unterdrückung sind. Sie werden nicht gefragt, sie können nicht mitentscheiden und sind dennoch diejenigen, die am meisten leiden – so auch im Kosovo. Krankheit, Obdachlosigkeit und Armut gehören dort zum Alltag von vielen Kindern. Sie brauchen jede Hilfe, die wir ihnen geben können – bei ihren existenziellen Bedürfnissen, vor allem bei der Heilung von Krankheiten, bei der Rehabilitation, bei der elterlichen Betreuung während des Krankenhausaufenthaltes. Deshalb danke ich dem Verein Mutter Teresa Deutschland für sein unermüdliches Engagement zugunsten der Kinder im Kosovo und natürlich den Künstlern und Künstlerinnen der Benefiz Operngala, allen voran der Opernsängerin Inva Mula, deren Auftritte seit Jahren musikalischen Hochgenuss garantieren. Der unentgeltliche Auftritt aller Künstler und der Besuch der vielen interessierten Zuhörerinnen und Zuhörer sind ein fantastischer Beitrag für eine hoffnungsvolle Zukunft der Kinder im Kosovo. Herzlichen Dank und viel Freude bei diesem herausragenden Kulturereignis!
Barbara Stamm
I. Vizepräsidentin des Bayerischen Landtags
Agim Çeku – Kryeministër i Kosovës
Agim Çeku: “Eshtë një nismë e shkëlqyer në sajë të së cilës janë shpëtuar dhjetra jetë fëmijësh dhe është ndërtuar një repart mjekësor. Kjo është punë e organizuar nga një grup individësh idealistë dhe kurajozë. Por meritë kanë të gjithë ata të cilët kanë besuar dhe kanë kontribuar: qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë. Ata kanë treguar ndjenjë të fortë morale dhe dhembsurie njerëzore. Punë të mbarë edhe në të ardhmen! Jetë të gjatë dhe të suksesshme të këtij projekti!”
Agim Çeku
Kryeministër i Kosovës
FRAUKE LUDOWIG, moderatore gjermane në RTL
Është një nga udhëheqëset më të njohura të RTL-it. Nga maji 1994 ishte redaktore dhe moderatore e emisionit të njohur për yje, “Exclusiv – Magaxin”. Ndërsa, nga gushti 1998 ka marrë përsipër udhëheqjen e programit “Star Magazin”. Është reportere kryesore e ngjarjeve të mëdha, si: martesat aristokratike, takimet e VIP-ave, spektaklet e mëdha kulturore etj. Kudo ku janë yjet, është edhe Frauke Ludowig.
INVA MULA, soprano
Ka lindur në Tiranë, në një familje artistësh. Momentalisht jeton në Paris. Karrierën operistike e filloj që në fëmijëri. Ndërsa, që nga viti 1987 talenti i saj nisë të dëshmohet me shpërblimet e njëpasnjëshme, të fituara në Shqipëri dhe jashtë saj. Karriera e saj ndërkombëtare fillon me interpretimet në Operat e Parisit, Brukselit, Munihut dhe Oslos. Zëri i saj dëgjohet edhe në incizimet e shumta të realizuara për kompaninë më të madhe muzikore britanike, EMI. Ka interpretuar që nga opera shtetërore e Vjenës, deri te Opera Metropolitan në Nju Jork, prej Skalës së Milanos, deri në Tetaro Real të Madridit. Interpretimet e saja, së bashku me tenorët më të mëdhenj botëror, si Placido Domingo, Jose Carreras, Rolando Villazon etj. nuk janë rastësishme dhe të rralla. Në filmin “Elementi i Pestë”, të vitit 1997, ajo performon arien “Lucia di Lammermoor”. Regjisori Luc Besson adhuronte Maria Callasin, por megjithatë ai nuk u përcaktua për incizimin e saj të “Lucias…”, të vitit 1950, por për interpretimin e ri nga Inva Mula. Ky sezon, ndër të tjerash, do ta shoh Inva Mulën në rolin e Gildës te “Rigoletto”, në Bilbao dhe në Torino, La Traviata në Verona, si dhe me debutimin e Luiza Milerrit në Las Palmas.
ROBERTO PATERNOSTRO, dirigjent vjenez
Ishte nxënës i dirigjentëve të mëdhenj, si: Hans Sëaroësky, György Ligeti dhe Christoph von Dohnányi, e më vonë asistent i të madhit Herbert von Karajan, i cilësuar nga “Neë York Times” si “dirigjenti më i mirë në botë dhe një nga figurat më të fuqishme të muzikës klasike”. Afirmimi i tij ndërkombëtar mori hov në Galën operistike për Afrikën, të mbajtur në Verona Arena më 1985. Paternostro shpejtë u shndërrua në një nga dirigjentët më të kërkuar në botë. Ka punuar me Filharmoninë e Munihut, Simfoninë e Vjenës, Simfoninë e Berlinit, si dhe orkestrën Bruckener të Linzit. Ka qenë pjesëmarrës në koncerte të mëdha anekënd botës, si në Barcelonë, Venedik, Gjenovë, Tokio, Amsterdam, Budapest, Drezden, Oslo etj. Në vitet 1997-2007 ishte drejtor i Teatrit Shtetëror Kasel, ku ka qenë një nga më meritorët për reproduktimin në CD të shumë kryeveprave muzikore. Momentalisht është i angazhuar në Operën Popullore të Vjenës.
NICOLAS KOECKERT, violinist gjerman
Në moshën 16 vjeçare nisi studimet në Akademinë Ëürrzburgut, si nxënës i Grigori Zhislinit e më vonë i Zakhari Bronit në Kölnit. Është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ka bashkëpunuar me orkestra të mëdha botërore, si: Orkestrën Simfonike të Montrealit, Orkestrën Simfonike të Bambergut, Simfoninë Kombëtare Ruse. Orkestrën e Bukureshtit. Dortmundit, Novosibirskit etj. Ishte solist i dirigjentit të njohur Sir Collin Davis, e po ashtu edhe i dirigjentëve Laërence Foster, Jonathan Nott, Asher Fisch etj. Pos koncerteve të shumta, në kryeqytet më të mëdha botërore, interpretimi i Koeckertit mund të dëgjohet po ashtu në incizime të shumta të muzikës klasike në CD.
Adrian Xhema – Tenor
Është i lindur në Shqipëri (Tiranë). Pas përfundimit të studimeve në “Akademinë e Arteve” në Tiranë te Burhan Spahija ai fitoi në Garën muziore “Katia Ricciarelli”. Ai fitoi përvoja të shumta dukë marrur pjesë si në vend ashtu edhe jashtë vendit në festivale të shumta si: në Ducat ë Rigoletto të Verdit, në Beneveto në Alfredo të Verdit, Në Athinë si Almaviva në Rossini, pastaj në Sevilla në der Barbibier, në Ernesto me Donizettis, Don Pasquale në Rom ose si Ferrando in Mozarts COSI FAN TUTTE in Mainz. Është fitues i garës “Umberto Giordano” (Foggia /Itali) më 1998 dhe Maria Kraja në Tiranë më 2000. Nga viti 2005/2006 Adriani ëshët solist në Teatrin shtetëror në Gärtnerplatz të Mynihut, dhe është I angazhuar në këto role: Carmen (Don José), Der Mann im Mond (Holzfäller), Fra Diavolo (Fra Diavolo), I Masnadieri (Arminio), La Bohème (Rudolf), La Traviata (Alfred Germont), Undine (Ritter Hugo von Ringstetten).
Armaldo Kllogjeri – Tenor
Është i lindur në Tiranë në vitin 1975. Në vitin 2006 ka mbaruar akademinë e Arteve në degën e Kantos si Tenor. Më 2005 në Matser Klass Festival „Marie Kraja“ bashkë me sopranen e madhe Katia Riciarelli fitoi cmimin e tretë. Ka luajtur rolin kryesor në premierën e Operas „Rigoletto“ nga Verdi në rolin e Duka die Montova, në premierën e Operas Tosca të Puccini në rolin e Cavaradosit, në Operën shqiptare „Vjeshtë me stuhi“ Dh. Leka në rolin e Petritit, në Premieërn e Operas „Madam Baterfly“ të Puccini në rolin e Pincerton dhe në premierën e Operas „Traviatta“ Verdi në rolin e Alfredit etj. Në festivalin e 47 të Ohrit ka marrë pjesë me „Recuoem“ të Moxartit.
SIMFONIA E NÜRNBERGUT
Çmimi “Grammy” i vitit 1993, ishte paksa i çuditshëm. Pos Michael Jacksonit dhe Orkestrës Filarmonike të Berlinit, Orkestra Simfonike e Nürnbergut u shpërblye për melodinë e serialit “Bukuroshja dhe Bisha”. Kjo orkestër ka incizuar kolona zanore për filma të mëdhenj amerikanë, por ishte pikërisht kjo ditë që bëri që kjo orkestër të fitoi famë botërore. Orkestra Simfonike e Nürnbergut mban 100 koncerte në vit, para më shumë se 120 mijë spektatorëve.Mbresa kanë lënë poashtu edhe si Orkestër Oratorie e regjionit Franken si Festspielorchester“ e lojrave operistike të Heidenheimer si dhe si partner në produksionet e Bayersiche Rundfunks- televisionit të Bayernit.
SONG-HU LIU, bariton kinez
Ka qenë student i tenorit të madh, Siegried Jerusalem. Song-Hu Liu ka diplomuar në me nderimet më të mëdha në Kolegjin Muzikor të Nuremberg-Augsburgut. Para diplomimit ishte student i Kolegjit të Odesës dhe Akademisë së Arteve Lirike në Osimo të Italisë. Që nga qershori i vitit 2000, është angazhuar si solist në Teatrin e Nurembergut, ku ka interpretuar rolet kryesore në operat e Verdit dhe të Mozartit. Song-Hu Liu është fitues i çmimeve të shumta ndërkombëtare.
Frano Lufi – Basso
Është i lindur në Shqipëri dhe që nga mosha shumë e re ka filluar të marrë edukatë këndimi. Më 1993 debyton në Rom në rolin e Alidoro në „Aschenbrödel“ me filharmoninë e Veronës, në Bethoven me Symfoninë e Raimund. Ai këndoi në rolin e Lucia nga Lammermor përkrah José Carreras, në festivalin veror në arenën e Avenches, në Zvicërr, morri pjesë me „Nabuco“ pastaj me AIDA dhe „GUGLIEMO TEL“ në Brescia, Në teatrin Hübsch në Catania, në Osllo , me fuqinë e fatit në Busseto. Pastaj „Nabuco në Osllo, me Normen në St. Petersburg dhe Catania, në Capiletti dhe die Montechi në Rom, Me Wally në Bern, me në Boeheme në Osaka. Ai debytoi në Skaln e Milanos në rolin e Princit prej Bullonit e shumë role të tjera me sukses t madh.