Gala
Gala Humanitare 2008
Ejani dhe përjetoni një program të larmishëm dhe me tinguj muzikor nga veprat më të njohura shqiptare. Ejani dhe lëni të magjepseni nga interpretimet e këngëtarëve tanë dhe përjetoni e kënaqeni me një mbrëmje të larmishme dhe në nivelin më të lartë artistik.
Në galën e gjashtë me radhë që organozohet nga shoqata Nëna Tereze Gjermani, do të kënaqeni me interpretimet e tyre muzikore këtë mbrëmje së bashku.
Moderimin e kësaj mbrëmje e ka marrur përsipër moderatorët e RTK-së: Rozafa Metaj dhe Benet Kaqi. Humoristi Besim Dina
Të hyrat nga kjo Gala do të shkojnë për shërim të fëmijëve të sëmurë jashtë Kosovës, dhe për renovimin e reparteve të nevojshme për fëmijë në (QKU) Prishtinë.
Kjo Gala do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTK…
Nga salla e kuqe në Prishtinë do të ketë lidhje LIVE kohë pas kohe në qendrën e telefonatave (Call – Center) në Prishtinë për tu njohur me atmosferën dhe rrjedhën e donacioneve…
Data e mbajtjes: 06 dhjetor 2008 Fillimi në ora: 20:00 Hyrja nga ora: 19:00 Vendi i mbajtjes: Qendra e rinisë – salla e kuqe
Kohëzgjatja: 180 Min
Shitja e biletave: në recepcion te sallës së kuqe
Biletat mund të rezervoni përmes tel: 044 820 616 (numri i biletave është i kufizuar)
Pas Mynihut, Yjet e mëdha shqiptare këtë herë do të shëndrisin në Prishtinë, në mbrëmjen Gala humanitare kushtuar fëmijëve të sëmurë të Kosovës.
Koncert me muzikë, biseda LIVE, storje filmike për projektet tona: Reparti i leukemisë në Prishtinë, fëmijët në shërim, donacione LIVE, kyçje LIVE në qendrën e telefonave.
Marrin pjesë: