Gala
Gala Humanitare 2010
Ejani dhe përjetoni një program të larmishëm dhe me tinguj muzikor nga veprat më të njohura shqiptare e botërore. Magjepsuni nga interpretimet e këngëtarëve tanë, në një mbrëmje të larmishme dhe në nivelin më të lartë artistik.
Kjo është gala e tetë me radhë që organizohet nga shoqata Nëna Tereze Gjermani.
Moderatorë: Ikona televizive: FRAUKE LUDOWIG në shoqëri të Resul Sinani-RTK.
dhe Fellanza Bajqinovci…
Të hyrat nga kjo Gala do të shkojnë për shërim të fëmijëve të sëmurë jashtë Kosovës, dhe për ndihmë reparteve të nevojshme për fëmijë në (QKU) Prishtinë.
Kjo Gala do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTK dhe në ALSAT Maqedoni.
Nga Grand Hotel në Prishtinë dhe nga Shkupi do të ketë lidhje LIVE kohë pas kohe me qendrën e telefonatave për tu njohur me atmosferën dhe rrjedhën e donacioneve…