Gala
Gala Humanitare 2011
Miq të dashur,
Shoqata Nëna Tereze Gjermani në bashkëpunim me JETA në KOSOVË dhe RTK organizon
TV-Gala bamirësie
“Ne ndihmojmë fëmijët”
më 01 dhjetor 2011 në ora 20:00 – LIVE në RTK
në të mirë të fëmijëve të sëmurë të Kosovës. Me përkrahjen e artistëve tanë anembanë botës, e në radhë të parë me ndihmën Tuaj, për të nëntën herë me radhë e hapim zemrën publikisht – NDIHMË FËMIJËVE.
Ju lusim – merrni pjesë dhe kontribuoni në këtë mbrëmje për fëmijët e sëmurë të Kosovës.
Thirrni në telefonin +381 38 277. Këtu ju presin VIP-at që pranojnë donacionet Tuaja.
Jepni emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe shumën e dhuruar. Për të tjerat kujdesemi ne.
Të hyrat nga kjo Gala do të shkojnë për shërim të fëmijëve të sëmurë të Kosovës.