Për ne
Historia
Më 19 prill të vitit 1992, në Munih të Gjermanisë, me iniciativën e një grupi të bashkatdhetarëve shqiptarë, u themelua Shoqata humanitare e bamirëse e Kosovës, “Nëna Tereze”.
Shtypja dhe dhuna permanente e ushtruar nga regjimi jugosllav e serb, bëri që popull i Kosovës të përjetojë kriza të rënda humanitare.
Punëtorët shqiptarë të institucioneve shëndetësore, të arsimit, policisë, gjykatave, fabrikave, organeve komunale… u përjashtuan në mënyrë masive nga vendet e tyre të punës.
Studentët dhe nxënësit mbetën pa shkollim.
Gjendja e popullatës përkeqësohej dhe varfërohej nga dita në ditë. Situata e tillë u pasua me shpërnguljen e dhunshme të popullit të Kosovës nga trojet e tyre, në vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i Shoqatës ishte që nevojtarët – numri i të cilëve rritej çdo ditë – të ndihmohen për të mbijetuar. Shoqata u doli në ndihmë gjithë atyre që kishin nevojë për ndihmë ekonomike dhe shëndetësore.
Objektivi kryesor i Shoqatës sot është shërimi i fëmijëve brenda dhe jashtë Kosovës.