Ndihmo
Miqtë tonë
Puna jonë ka bërë që shumë individë, kompani e institucione të japin kontributin e tyre në përkrahje të projekteve tona – qoftë në formë financiare, përkujdesje të projekteve, punë në PC, këshillime, ide dhe forma tjera të ndihmës.
Radiotelevizioni i Kosovës:
që nga fillimi i projektit “GALA HUMANITARE – LIVE”, bën transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjitha organizimeve tona humanitare. Në këtë mënyrë, shikuesi shqiptar, anembanë botës, është njoftuar me projektet tona. RTK ndjek aktivitetin tonë dhe në raste të ndryshme emeton momentet e nisjes së fëmijëve për shërim, qëndrim në spital, kthimin e tyre në Kosovë etj. RTK është dritarja informative e aktivitetit tonë dhe projekteve tona.
http://www.rtklive.com
Posttelekomi i Kosovës
Posttelekomi i kosovës per cdo vit kontribuon me instalimin e qendres se telefonatave (Call-Center) me mese 100 telefona ku VIP-te tane permes telefonatave pranojne donacionet anekend botes – nga atje ku jetojne dhe veprojne. PTK kete e bene pa kurrfare kompenzimi dhe ate ne menyre humanitare.
www.ptk-online.com
Ministria e kulturës sportit dhe rinisë
Që nga fillimi i organizimit të Galave humanitare kjo ministri përkrah aktivitetin e shoqatës, duke marrë përsipër shpenzimet e artistëve, pjesëmarje në organizimin e Galave dhe marketingun e shoqatës.
Qendra e rinisë – Prishtinë
Sa herë që mbahen Galat në Kosovë qendra e rinisë na mundson pa kompensim sallën e kuqe dhe lokalet tjera të domosdoshme për Gala.
Firma MABETEX – Lugano:
Behgjet Pacolli, biznesmen dhe humanist shqiptar nga Zvicra, ka marrë përsipër shpenzimet e shërimit për 15 fëmijë të sëmurë të Kosovës. Për tre vite, me shpenzimet e z. Pacolli, janë shëruar 14 fëmijë nga sëmundje të zemrës dhe një fëmijë nga sëmundje e leukemisë. Ai ka bërë edhe donacione të konsiderueshme financiare.
http://www.mabetex.com
Firma ENB – Zürich
Arsim Hyseni, biznesmen dhe humanist, është donator i rregullt, kontribuues i përvitshëm i shumave të konsiderueshme financiare. Z. Arsim sponzoron edhe anën mediale të Marketingut si dhe Prinmedia të shoqatës.
http://www.enb-versicherungen.ch
Firma Tafi – Bau GmbH
Herr Avdi Tafilaj – Biznismen nga Berlini: është donator i madh i cili përkrah aktivitete të përzgjedhura të shoqatës sonë.
www.tafi-bau.de
Firma Helsana – Zvicër
Firma më e madhe e sigurimeve në Zvicër qe tre vite është bërë partner shoqatës sone. Kjo firmë përkrah aktivitetete konkkrete të shoqatës sonë.
www.helsana.ch
Firma AWR- ABRUCH GmbH
Vëllezërit Viqa janë donatorë të rregullt të shoqatës. Ata janë të gatshëm që çdo vit ta ndihmojnë shoqatën dhe fëmijët e sëmurë të Kosovës me donacione pesëshifrore. Kontribuojnë edhe në sponzorimin e organizimt të Galave humanitare.
http://www.awr-abbruch.de
Firma Ecolog AG – Düsseldorf
Zotëri Lazim Destani një biznismen dhe humanist shqiptar nga Düsseldorfi i Gjermanise. Me donacionin e tij të madh shpëtoi jetën e një fëmiu kosovar. Ai ka shprehur gadishrinë të ndihmoj edhe më tutje aktiivitetin e shoqatës sonë.
http://www.awr-abbruch.de
Firma Fetaxid – Altbüron – Schweiz
Ndihmon konkretsht në projektet tona.
www.fetaxid.ch
Firma KOSOVA AIRLINES/EUROKOHA – Frankfurt:
Remzi Ejupi, gjatë vitit 2006, ka marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit për fëmijët e sëmurë, nënat që janë përcjellëse të fëmijëve dhe mjekët që shoqërojnë fëmijët në të gjitha relacionet evropiane. Brenda vitit 2006 janë sponzorizuar mbi 50 bileta udhëtimi vetëm për shoqatën tonë.
http://www.kosoavaairlines.de
Për të udhëhequr projektin e shërimit të fëmijëve të sëmurë nga zemra dhe leukemia në Zvicër e Gjermani, kujdeset një ekip i tërë:
Artistët:
Nexhmije Pagarusha, Frauke Ludowig Inva Mula, Enver Petrovci, Elsa Lila, Eda Zari, Flora Brovina, Valton Beqiri, Kastriot Tusha e shumë të tjerë, me pjesëmarrjen e tyre në mbrëmjet – Gala humanitare – kontribuojnë në sensibizimin e bashkatdhetarëve tanë në mbledhjen e donacioneve për shërimin e këtyre fëmijëve.
Ambasada gjermane në Prishtinë:
Pacientët tanë fëmijë dhe nwnat e tyre në këtë zyrë shërbehen pa formalitete, me mirëkuptim, me fleksibilitet dhe me përkushtim njerëzor e human.
Ambasada zvicerane në Prishtinë:
Më tepër se 200 persona për pesë vite 100 fëmijë dhe 100 nëna janë pajisur në këtë zyrë me viza qëndrimi për shërim në Zvicër. Me kompetencë të plotë, ndjeshmëri njerëzore dhe humane, pa formalitete dhe me mirëkuptim të plotë, shërbehen fëmijët dhe nënat në këtë zyrë.
Mjekët në Kosovë:
Bashkëpunim i mirë me QKU, Klinikën e Pediatrisë, e posaçërisht ata që kujdesen për kontrollimet e fëmijëve, dhënien e diagnozave, përpilimin e listave të fëmijëve të sëmurë, vënien e prioriteteve me urgjencë, dërgimin e listave në shoqatë dhe aktivitetet tjera që dalin nga këto detyra.
Agjensioni AIR KOSOVA:
Agjensioni Air Kosova – Prishtinë: bën rregullimin e dokumentacionit për aplikimin e kërkesës për marrjen e vizave për qëndrim dhe shërim në spitalin e CHUV – Lozanë, në zyrën ndërlidhëse zvicerane në Prishtinë. http://www.airkosova.com
Përkujdesje për fëmijët e nënat: Për anën logjistike të projektit në Lozanë, kujdeset zonja Magbule Iseni si dhe të shumë bashkatdhetarëve tanë nga Lozana e rrethina. Ata bëjnë pritjen e tyre në aeroport, vendosjen në shtëpinë Intervalle, përkthimet në spital e jashtë tij, përkujdesjen për rezervimin e biletave, dërgimin në aeroport, kthimin në vendlindje dhe tërë formalitetet tjera që dalin gjatë qëndrimit të nënave dhe të fëmijëve
SHTYPI:
Mediat elektronike dhe të shkruara i japin rëndësi të veçantë aktivitetit tonë humanitar. Në këtë mënyrë, me shkrimet dhe emisionet e tyre, informohet opinioni për aktivitetin e shoqatës “Nëna Tereze – Gjermani”. Posaqërisht z. Mon Beqiri (Journalist) und Z. Ahmet Konjusha (Kameramann) përcjellin aktivitetin e shoqatës sonë hap pas hapi dhe me këtë informojnë të interesuarit për projektet dhe nevojat tona.