Për ne
Tërë aktiviteti ynë zhvillohet në baza vullnetare, pa kompensim.
Aktiviteti i shoqatës “Nëna Tereze – Gjermani”, koordinohet nga zyra në Munih. Tërë aktiviteti ynë zhvillohet në baza vullnetare, pa kompensim.
Me aktivitetin tonë mundësojmë:
Shoqata “Nëna Tereze – Gjermani”, aktivitetin e zhvillon pa profit, sipas ligjeve dhe normave statutore gjermane.
• Shoqata është e regjistruar në Entin Gjyqësor të Munihut, nën numrin – 14149.
• Në Entin tatimor (Finanzamt), në Munih të Gjermanisë , Shoqata posedon numrin – 143 / 219 / 80490
• “Nëna Tereze – Gjermani” është shoqatë jofitimprurëse dhe e liruar nga tatimi (Gemeinnütziger Verein).
Përmes aktivitetit tonë humanitar, japim maksimumin që fëmijëve t’u mundësojmë shërim sa më të shpejtë.
Të gjitha projektet tona udhëhiqen nga anëtarët e shoqatës “Nëna Tereze – Gjermani”, drejtpërdrejtë në vendin ku ofrohet ndihma.