Fillim i ri
Sa herë që kemi mundësi, jemi pranë njerëzve nevojtarë.
Përkujdesja, përmes projekteve konkrete,është prioriteti i cili vazhdon në forma të reja, ashtu si e kërkon momenti kohor, zhvillimor e shoqëror në Kosovë.
Disa nga projektet, të cilat mundësuan një fillim të ri për individët, familjet dhe në përgjithësi për popullatën e Kosovës:
• 2000/2001 – 21 muaj, për 120 familje me 500 anëtarë – përkujdesje me produkte ushqimore dhe të konsumit të përditshëm.
• 2001/2002 – 6 shtëpi të reja për familjet e dëmtuara nga lufta.
• 2003 – 2006 – 75 fëmijë të shëruar në Gjermani e Zvicër.
• 2007 – fillimi i ndërtimit të Repartit të leukemisë në Klinikën Pediatrike të QKU-së në Prishtinë.
• Janë shëruar e kuruar 21 pacientë jashtë Kosovës
• 2008 – Përfundimi i punëvë dhe hapja e repartit të Leukemisë në Prishtinë
• Fillimi i punës në këtë repart
• Shërimi i 17 fëmijëve kosovarë jashtë Kosovës
• 2009 – vazhdon shërimi i fëmijëve me sëmundje të zemrës jashtë Kosovës,
• Specializimi i mjekëve të rinjë në spitale të ndryshme të Europës
• Përkrahje e mëtutjeshme e repartit të leukemisë me medikamente dhe projekte të tjera të vogla
Të gjitha projektet udhëhiqen drejtpërdrejtë nga anëtarët e Shoqatës sonë. Në këtë mënyrë, ne kemi kontroll të plotë në realizimin e projekteve të përcaktuara nga statuti jonë.