Përkrahjet nga kompanitë dhe sponsorizimi
Çdo ditë e më shumë po shtohet interesimi i kompanive për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar Shoqatën “Nëna Tereze – Gjermani”. Në këtë mënyrë po përkrahen projektet konkrete, të cilat u dedikohen njerëzve me nevoja të veçanta. Por, për projekte të reja ne ende kemi nevojë për partnerë dhe sponsorë të besueshëm.
Ja disa nga mundësitë se si mund të ndihmoni aktivitetin tonë humanitar.
- Bëhuni sponsor i organizimit të ndonjë Gale për shoqatën “Nëna Tereze – Gjermani”
- Financoni ndonjë projekt të caktuar humanitar
- Na mundësoni që kompania juaj të përmendet dhe shkruhet si sponsor në broshurat, publikimet ose në letrat dhuruese (sepse ju i mbuloni shpenzimet për këtë)
- Vendosni doza dhuruese për shoqatën “Nëna Tereze – Gjermani”, në firmat, filialet, byrotë, klubet tuaja etj.
- Vendosni në ueb-faqet tuaja një baner të shoqatës “Nëna Tereze – Gjermani”.
- Festojeni ndonjë ditëlindje ose jubile të firmës suaj, dhe – në vend të dhuratave – kërkoni nga punëtorët, kolegët dhe partnerët tuaj afaristë, donacione për shoqatën “Nëna Tereze – Gjermani”.
- Ndihmojeni shoqatën me material administrativ, kompjuterë, ose mbuloni shpenzimet e udhëtimit e fluturimit për nevojat tona.
Nëse keni ndonjë propozim tjetër, më të mirë, urdhëroni – na kontaktoni.