Projektet
Stacioni i Leokemisë
Më 22 prill 2007, solemnisht u vendos guri i themelit të Repartit të leukemisë në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike Universitare (QKU) në Prishtinë.
Reparti ndërtohet në katin e pestë të Klinikës, dhe në tërësi i është dedikuar sëmundjeve të leukemisë dhe sëmundjeve të tjera hematologjike.
Në një ceremoni të vogël të përurimit, morën pjesë bilbili i këngës shqiptare – znj. Nexhmije Pagarusha, kryetari i Komunës së Prishtinës – z. Ismet Beqiri, zëdhënësja e qeverisë së Kosovës – znj. Ulpiana Lama, zëvendësministri i Shëndetësisë të Kosovës – Dr. Fadil Kryeziu, e shumë të tjerë. Gurin themeltar e vuri përkrahësja e përhershme, anëtarja jonë e nderit – znj. Nexhmije Pagarusha.
Punimet po i kryen kompania ndërtimore “JETA”, nga Prishtina.
Edhe ju mund të kontribuoni në ndërtimin e këtij reparti, që ka rëndësi madhore për fëmijët e Kosovës dhe më gjerë.
Kostoja e përgjithshme për ndërtim të repartit të leukemisë dhe paisja e tij me inventar medicinal është rreth 500.000 €.